Laçi prezanton blerjen e re, ish-lojtari i Skënderbeut i shënoi 6 gola Luftëtarit në turpin evropian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 23:20

Laçi prezanton blerjen e re, ish-lojtari i Skënderbeut i shënoi 6 gola Luftëtarit në turpin evropian

Klubi i Laçit ka përforcuar radhët me një futbollist tek i cili shpreson shumë për të ardhmen. Adeleke Akiniemi është emri i ri që u bashkohet kurbinasve pas eksperiencave në Kosovë, Letoni e Norvegji.

cxcxcxc

Historia e nigerianit 23-vjeçar është pak e çuditshme pasi në fakt duhej të luante në vendin tonë që kur ishte adoleshent dhe kur Skënderbeu e solli në Europë në vitin 2015. Për ta përgatitur, korçarët e dërguan menjëherë te Trepça ’89 dhe më pas vendosën të mos firmosnin me të.

Lojtari përfundo1 në vitin 2017 te Ventspils në Letoni dhe me këtë skuadër ra në sy duke fituar me pas transferimin te Bran në Norvegji, ku ka luajtur edhe me Ham Kam. Gjatë kohës kur ishte pjesë e Ventspils, Akiniemi do të kujtohet nga publiku shqiptar për rolin e tij në ndeshjet ndaj Luftëtarit në Ligën e Europës, në dy shfaqjet e turpshme të gjirokastriteve që bënë xhiron e botës. Ai shënoi 6 gola në dy sfidat, të mbyllura me shifrat 5-0 dhe 3-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"