Laçi, presion “demave”: Sot duam vetëm… fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2019 | 10:44

Laçi, presion “demave”: Sot duam vetëm… fitoren

Ndërprerja e kampionatit nuk i ka ardhur për shtat Laçit, pasi skuadra kurbinase po kalonte një moment pozitiv, që kishte të bënte me marrjen e katër fitoreve radhazi. 

partizani laci

Këtë gjë e ka shprehur vetë trajneri Armando Cungu pas miqësores me Kastriotin, megjithëse ka besim te skuadra e tij edhe në përballjen e radhës me Partizanin, takim i cili do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. “Laçi ka djem që kanë dëshirë dhe që japin më të mirën në fushën e lojës. Besoj se do të vijojmë kështu, sepse shoh angazhim te djemtë. Për një ekip si yni, që kishte ritëm dhe rezultate, kjo ndërprerje nuk është e mirë.

laci

Ndërsa për skuadrat e tjera, që kanë pasur dhe kanë probleme dhe duan të rikuperohen, sigurisht që kjo periudhë ndërprerjeje u bën mirë”, u shpreh trajneri i skuadrës kurbinasve para disa ditësh. Laçi nuk do të jetë i plotë në këtë takim me kampionët në fuqi, ku mungesa e Abdurrahman Fangajt shikohet me peshë. Mbrojtësi shkodran është i pezulluar nga kartonët e verdhë, kështu që stafit teknik i është dashur që në të djathtë të mbrojtjes të improvizojë mesfushorin Deliu.

Jo vetëm trajneri Cungu, por të gjithë në kampin kurbinas kanë besim te suksesi ndaj Partizanit. Lajtmotivi i laçianëve gjatë periudhës përgatitore për Partizanin dhe qëllimi për sot është i qartë: “Duam vetëm fitore!”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"