Laçi plotëson boshllëqet, sot zbarkojnë brazilianët Eskuerda dhe Ademir

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 14:48

Laçi plotëson boshllëqet, sot zbarkojnë brazilianët Eskuerda dhe Ademir

Laçi do të marrë formë sot. Pritet që në Shqipëri të “zbarkojnë” brazilianët Maikon Eskuerda dhe Ademir Soza. Fantazisti dhe mbrojtësi do të jenë pjesë e kurbinasve për sezonin e ri. Por nuk janë të vetmit, pasi bardhezinjtë do të pasurohen edhe në sulm.

Laci tifozet

Kanë arritur akord prej kohësh me të, megjithatë u vonua për shkak të vizës. Tashmë që e ka siguruar, edhe Arturo Rexhinaldo do të bëhet zyrtarisht pjesë e kurbinasve.

Largimi i Erjon Vucajt nuk ishte i vetmi nga Laçi, pasi prej javës së shkuar pjesë e stafit teknik nuk është më Ylber Zani. E, megjithatë, presidenca e ka gjetur menjëherë zgjidhjen, pasi ka rikthyer një “ish”. Matjani Saimir Xhetani do të jetë në krahë të Stavri Nicës për sezonin e ri futbollistik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"