Laçi “peshkon” në Shkodër, merkato e kurbinasve fillon me trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 18:21

Laçi “peshkon” në Shkodër, merkato e kurbinasve fillon me trajnerin

Kjo javë që nis sot pritet të jetë vendimtare për fatin e Laçit të sezonit të ri, ku si fillim puna duhet të nisë për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Kurbinasit kanë pasur ndryshime të mëdha pas përfundimit të edicionit të fundit, por për ditë më radhë është folur vetëm për largime, ku bën pjesë edhe dorëheqja e trajnerit Gentjan Mezani.

Laci3

Drejtuesit e Laçit ene nuk kanë vendosur se kush do të jetë pasuesi i trajnerit vlonjat, ndonëse në media kanë qarkulluar emra të shumtë si kandidatë të mundshëm. Julian Ahmataj, Armando Cungu, Agim Canaj dhe Ernest Gjoka janë përmendur si trajnerë të mundshëm për të marrë drejtimin e Laçit, ku avitura duhet të nisë nga përfaqësimi në Ligën e Europës. Merkatoja e bardhezinjve nis me emërimin e trajnerit të ri, por paralelisht drejtuesit po mendojnë edhe përforcimin e skuadrës.

Prej vitesh lojtarët shkodranë kanë qenë të preferuarit e presidentit Laska, ndaj edhe këtë verë kurbinasit kanë nisur “peshkimin” në Shkodër. Duke ditur që Vllaznia ka zbritur në Kategorinë e Parë, Laçi mund të jetë një pistë e mirë për shkodranët për të promovuar veten, si fillim në Ligën e Europës dhe më pas në Superiore. Përforcimet e mundshme nga Vllaznia priten në të gjitha repartet, gjithsesi, kurbinasit kanë treguar se dinë të besojnë edhe te lojtarët me moshë të re, të cilët ishin të shumtë në sezonin e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"