Laçi përgatit goditjet për merkaton, arrihet marrëveshja me një mbrojtës dhe vazhdojnë bisedimet me dy lojtarë nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 16:34

Laçi përgatit goditjet për merkaton, arrihet marrëveshja me një mbrojtës dhe vazhdojnë bisedimet me dy lojtarë nga Superiorja

Laçi pritet të bëjë të paktën gjashtë afrime në merkaton e janarit. Nga skuadra kurbinase janë larguar deri më tani 7 lojtarë dhe për të plotësuar të gjitha boshllëqet, drejtuesit kanë piketuar në kohë gjithçka, por zyrtarizimet e afrimeve pritet t’i bëjnë vetëm në fillim të muajit janar.shehu laci

“Panorama Sport” mëson se prej ditësh bardhezinjtë kanë mbyllur gjithçka me një mbrojtës kosovar, i cili përshtatet në qendër dhe nga krahët e këtij reparti. Te Laçi janë shumë të rezervuar për të zbuluar emra në këtë moment, pasi së pari duan të sigurojnë gjithçka sa i përket kontratës, e më pas të publikojnë afrimet.

Mësohet se menaxherët e klubit kurbinas po shikojnë më tepër tregjet e vendeve fqinje të Shqipërisë. Gjithashtu në bisedime me Laçin janë edhe dy lojtarë të Luftëtarit si kapiteni Donald Rapo dhe sulmuesi Realdo Fili. hasani fili

Në ditët në vijim pritet të ketë konkretizime, me klubin që këtë sezon kërkon të jetë minimalisht në Europë. Dy humbjet e fundit ndaj Bylisit dhe Tiranës nuk kanë lënë një shije të mirë, duke zhgënjyer jo pak drejtuesit. Mungesa e alternativave nga stoli ka qenë pika e dobët bardhezinjve në pjesën e parë të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"