Laçi për surprizën, Sefgjinaj ka besim: Me grintë dhe me të rinjtë, kalojmë në turin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 18:02

Laçi për surprizën, Sefgjinaj ka besim: Me grintë dhe me të rinjtë, kalojmë në turin tjetër

Edhe pas humbjes 2-1 në Qipro nga ekipi i Anorthosis, tek Laçi kërkojnë surprizën në ndeshjen e kthimit. Është mbrojtësi Taulant Sefgjinaj, që në një intervistë për Supersportm shprehet se ekipit i duhet më tepër saktësi para portës.

sefgjini-laci-750x430

“Shanset i kemi, por duhet të kemi kujdes si në ndeshjen e parë. Duhet të shënojmë patjetër. Me grintën që kemi dhe me të rinjtë, do të japim maksimumin. Duhet të kemi më tepër saktësi përpara portës. Rastet i krijojmë, ashtu si në ndeshjen e parë me 5-6 të tilla, por duhet të jemi më të qartë. Jemi në formë, e kemi marrë veten. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë që të fitojmë. Tashmë jemi në formë, e kemi marrë veten.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"