Laçi për fitoren e parë ndaj Partizanit, kurbinasit për forcohen me 3 kuqezinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:05

Laçi për fitoren e parë ndaj Partizanit, kurbinasit për forcohen me 3 kuqezinj

Laçi i trajnerit Armando Cungu shpreson që në javën e tretë ndaj Partizanit të shijojë edhe fitoren e parë në kampionat. Prej ditësh stafi nuk e ka pasur të plotë grupin, por pas angazhimit me ekipin Shpresa Laçi është përforcuar para “demave” me tre kuqezinj.

Festa e Lacit logo

Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësit Albion Marku dhe Adolf Selmani, si dhe sulmuesin Redon Xhixha, të cilët të tre ishin titullar në ndeshjen që Kombëtarja U-21 luajti ndaj bashkëmoshatarëve anglezë.

Marku, Selmani dhe Xhixha ashti siç bënë me kuqezinjtë, pritet që të jenë titullar edhe me Laçin në duelin e javës së tretë me Partizanin, një 90 minutësh që do të thotë shumë për të besuarit e trajnerit Cungu. Laçi në dy javët e para ka barazuar ndaj Bylisit dhe Kastriotit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"