Laçi për Europë, mbrojtësi i kurbinasve ka besim tek forca e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2018 | 21:22

Laçi për Europë, mbrojtësi i kurbinasve ka besim tek forca e skuadrës

Laçi nuk do të heqë dorë nga lojtarët e rinj edhe në gjysmën e dytë të sezonit. Ecuria e mirë në 16 javët e para të kampionatit ka bërë që drejtuesit e klubit së bashku me stafin teknik, të drejtuar nga vlonjati Gentian Mezani, të ruajnë boshtin e futbollistëve dhe të përforcohen me futbollistë nga merkato që i përshtaten filozofisë së lojës kurbinase.

Laci

Në një deklaratë të shkurtër për “SuperSport”, mbrojtësi Eglantin Gjoni është shprehur: “Jemi duke kryer një fazë intensive përgatitore dhe skuadra po stërvitet dy herë në ditë dhe shpresoj që të vazhdojmë me të njëjtin program. Ekipi është përforcuar me disa lojtarë nga merkato dhe ardhja e tyre ka rritur konkurrencën, gjë e cila ndikon për mirë”, ka thënë Gjoni, i cili ka folur edhe për objektivat e ekipit në vazhdim.

“Laçi është një skuadër me lojtarë të rinj në dispozicion dhe objektivi në kampionat është që t’i marrim ndeshjet me radhë duke vlerësuar çdo kundërshtar. Kështu do të kemi vazhdimësi dhe shpresojmë që, në fund të sezonit, të kemi siguruar një vend në Kupat e Europës, që është edhe objektivi ynë final në këtë sezon futbollistik. Duke parë ecurinë dhe lojën që kemi zhvilluar, mendojmë se ky është një objektivi i arritshëm”, ka mbyllur Gjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"