Laçi pa tre titullarë ndaj Vllaznisë, Teuta humb mesfushorin Aleksin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 19:24

Laçi pa tre titullarë ndaj Vllaznisë, Teuta humb mesfushorin Aleksin

Në prag të rifillimit të kampionatit, nga Kolegjiumi i Arbitrave u dha këshillimi që gjyqtarët të jenë më të kujdesshëm. Mirëpo, në ndeshjen e zhvilluar në Laç, trajneri Juxhin Xhaja ka nxjerrë nëntë herë kartonin e verdhë nga xhepi, duke qenë strikt në vlerësimin e rasteve.

FOTO: P.PASHOLLARI

FOTO: P.PASHOLLARI

Raporti i ndëshkimeve është pesë me katër për Laçin, që do të humbasë tre futbollistë për takimin me Vllazninë. Abdurrahman Fangaj, Julian Shehu dhe Regi Lushkja kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe nuk do të jenë ndaj shkodranëve në fundjavë.

Për Teutën, ndëshkimi me të verdhë në minutën e 14-të i mohon Albano Aleksit takimin kundër Bylisit në transfertë, pasi pezullohet me 4 kartonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"