Laçi nuk ndalet, pret 2 përforcime nga Kroacia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 21:29

Laçi nuk ndalet, pret 2 përforcime nga Kroacia

Laçi i trajnerit Besnik Prenga po vijon me intensitet përgatitjet për një prezantim sa më pozitiv në Ligën e Europës. Kurbinasit e kanë nisur punën për këtë edicion me ndryshime, pasi drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Prenga, i cili karrierën e tij si teknik e ka ushtruar në Kroaci.

Laci

Në përgjithësi, procesi stërvitor ka ecur mirë për bardhezinjtë, por Laçi nuk dihet i kompletuar dhe në ditët në vijim pret të tjera përforcime. Bashkë me trajnerin Prenga te Laçi ka zbarkuar edhe mesfushori Nikola Eller, por nga Kroacia priten edhe përforcime të tjera për kurbinasit. Duke ditur që Kroacia është një treg që njihet mirë nga trajneri i ri, mësohet se Laçi pret edhe dy lojtarë të tjerë nga ky vend.

Një qendërmbrojtës dhe një sulmues “pykë” janë pritshmëritë e Laçit për momentin në merkato. Mësohet se drejtuesit po bisedojnë për afrimin e këtyre dy lojtarëve dhe shumë shpejt pritet finalizimi, në mënyrë që gjithçka të jetë fokusuar te puna për dy ndeshjet e turit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Drita e Gjilanit- Dëshira e stafit teknik ka qenë që deri në prag të ballafaqimit në Europë, ekipi të zhvillojë dy-tre ndeshje miqësore. Drejtuesit po punojnë për të gjetur kundërshtarë, por ka vështirësi në këtë aspekt, pasi ekipi po përgatitet në vend. Gjasat janë që kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, të jetë kundërshtari i parë i kurbinasve në këtë fazë përgatitore. Data e miqësores ende nuk është vendosur, por me shumë mundësi do të luhet këtë fundjavë në stadiumin e Laçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"