Laçi nuk e lëshon kollaj Nuabuezen, ja shuma që kërkojnë kurbinasit për ta lënë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 19:12

Laçi nuk e lëshon kollaj Nuabuezen, ja shuma që kërkojnë kurbinasit për ta lënë të lirë

Pasi zgjidhën një “hall” për mesfushën duke rinovuar për dy vite me Regi Lushkjan, Laçi është përqendruar te sulmi. Klubi pret që të shesë Kirian Nuabuezen, që u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Nigeriani me nënshtetësi amerikane është nën kontratë me kurbinasit edhe për një vit, por drejtuesit presin që të përfitojnë nga një transferim i mundshëm i tij jashtë vendit.
kirian nuabueze
Ofertat nuk kanë munguar, por deri më tani nuk e kanë bindur plotësisht klubin për ta shitur. “Panorama Sport” mëson se Laçi kërkon një shumë prej 300 mijë eurosh për ta lënë të lirë Nuabuezen. Menemenspor ka qenë skuadra që ka shfaqur më shumë interes, por akordi nuk është arritur. Gjithsesi, shpresohet se deri në mbylljen e merkatos në Superiore, pikërisht më 2 tetor, të merret një vendim për të ardhmen e “bomberit”. Bardhezinjtë i kanë paraprirë largimit të mundshëm të tij, duke afruar në skuadër qendërsulmuesin nga Liberia, Van Dejv Harmon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"