Laçi një hap afër kualifikimit, fiton me rezultat të thellë ndaj gjirokastritëve (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 15:51

Laçi një hap afër kualifikimit, fiton me rezultat të thellë ndaj gjirokastritëve (Video)

Laçi një hap afër kualifikimit pas fitores së thellë 3-0 ndaj gjirokastritëve. Skuadra e drejtuar nga Mezani u tregua superiore ndaj Luftëtarit duke shënuar dy gola që në pjesën e parë.

dfsdfs

Golat u shënuan nga Nika, Rexhinaldo dhe Qaqi. Laçi do të udhëtojë i qetë në sfidën e kthimit që do të luhet pas dy javësh.

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Laçi 3-0 Luftëtari.

92′ Zëvendësimi i fundit për Laçin. Largohet Rexhinaldo, në fushë Shala.

87′ Xhekson kroson nga krahu i majtë, por largon Gjoni topin nga zona laçiane.

85’ Zëvendësimi i dytë për Laçin. Del nga fusha Nika, në lojë Bardhi.

79’ Goooooool Qaqi shënon edhe të tretin me kokë pas një goditje dënimi.

77’ Luftëtari kryen edhe zëvendësimin e fundit. Del nga fusha Rroca, në fushë Rrapo.

75’ Bregu kërkon një penallti pasi pengohet në zonë. Ka tension midis tij dhe lojtarëve të Laçit.

73’ Zëvendësimi i parë për Laçin, Del Da Silva, në fushë Xhixha.

72’ Faulle të shumta të shkaktuar nga lojtarët e Laçit. Një faull i rrezikshëm i Nikës në dëm të Bregut ndëshkohet me të verdhë nga arbitri.

67’ Zëvendësimi i dytë për Luftëtarin. Largohet Ramadani, në fushë Aurelio.

65’ Ka një faull në dëm të Ansi Nikës shumë afër zonës së Luftëtarit. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Kristaj Abazaj zëvendësohet për ti lenë vendin Mingës. Probleme fizike për tropojanin.

59’ Karton tjetër për ekipin e Laçit. Ndëshkohet me të verdhë edhe Shtubina.

58’ Luftëtari pretendon një faull shumë afër portës, por arbitri vazhdon lojën.

50′ Lojtari i Laçit, Fangaj është ndëshkuar me karton të verdhë.

47’ Shkurtaj tregohet tepër I rrezikshëm me një goditje të lehtë para portierit që përfundon shumë afër shtyllës.

46’ Fillon pjesa e dytë në Laç.

Mbyllet pjesa e parë, Laçi 2-0 Luftetari.

42’ Bregu dergon një gjuajtje të rrezikshme në zonën e Lacit, por largon mbrojtësi Qaqi. Gjirokastritët pretendojnë një kapje me dorë, por nuk mendon kështu arbitri.

37’ Ndëshkohet me të verdhë Beqiri, pas faullit të shkaktuar ndaj Uzunit.

35’ Sefgjini tenton një goditje nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij shkon shumë larg tranversës.

31’ Goooooool Rexhinaldo ka dyfishuar rezultatin. Ai ka kërcyer me kokë për të pritur një krosim dhe është treguar më i shpejtë se portieri  i Luftëtarit. Rexhinaldo nuk feston golin. Më poshtë goli i shënuar nga Rexhinaldo në pjesën e parë.

23’ Gooooool Ansi Nika kalon në avantazh vendasit, duke mposhtur portierin Ruci me një goditje nga jashtë zonës.

18′ Shkurtaj tetnon të godasë nga jashtë zonës, por goditja ishte e lehtë për portierin Selmani.

17’ Abazaj rrezikon, shmang dy tre lojtarë, por mbyll mbrojtja e Lacit.

13’ Laçi pranë

golit. Pas krosit nga goditja e dënimit Qaqi ngrihet në ajër dhe godet, por pret portieri Ruci.

9’ Sefgjini kërkon Uzunin nga e majta e fushës, por Jakovklevic mbyll bukur ne duel shpejtësie me Uzunin.

7′ Jonuzi tenton të godasë nga jashtë zonës, por goditja e tij devijohet nga një mbrojtës i Luftëtarit.

1’ Fillon sfida në Laç.

 

Laçi 3-0 Luftëtari (Nika, Rexhinaldo, Qaqi)

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"