Laçi ngre “stekën”, titulli nuk është utopi për kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2020 | 17:12

Laçi ngre “stekën”, titulli nuk është utopi për kurbinasit

Sezoni i ri futbollistik i Kategorisë Superiore mbetet akoma në pritje të startit, por nisur nga ndërhyrjet që kanë bërë klubet në merkaton e verës, parashikohet që lufta për titullin kampion të jetë më e fortë. Këtë sezon pritet që numri i pertinentëve të jetë më i madh, pasi edhe Laçi konsiderohet si një rival me potencial.

Laci

Ruajtja e grupit dhe investimi pas ecurisë pozitive në Europë ka bërë që kurbinasit të jenë një ekip i kompletuar dhe pretendent serioz për titull. Nëse deri tani objektivi i Laçit ka qenë vetëm pjesëmarrja në Europë, këtë sezon “steka” pritet të ngrihet dhe, me grupin që kanë krijuar, titulli shikohet si një synim real dhe jo utopi.

Kurbinasit janë të kompletuar dhe të dubluar në çdo repart e rol. Me mbajtjen e golashënuesit më të mirë të Superiores, Kirian Nuabueze, por edhe me afrimin e dy titullarëve të Kukësit apo edhe me afrime të tjera cilësore, trofetë shikohen më se të arritshëm për kurbinasit, por kjo varet edhe si do të menaxhohet grupi dhe konkurrenca e lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"