Laçi në kërkim të një sulmuesi, akord me ishin e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 21:37

Laçi në kërkim të një sulmuesi, akord me ishin e Flamurtarit

Laçi është në kërkim të një sulmuesi, pasi trajneri Mërgjyshi e ka kërkuar me ngulm për të plotësuar nevojat e ekipit. Drejtuesit e Laçit ishin në bisedime me dy sulmues shtatlartë, Bogdan Miliç e Dejan Djermanoviç, por akoma me asnjërin prej tyre, për shkak të pretendimeve të larta financiare, nuk është arritur akordi.

gALIC

Por, drejtuesit kurbinas nuk kanë ndenjur duarkryq gjatë kësaj kohe, pasi janë hedhur në sulm për të rrëmbyer sulmuesin e Cibalias në Kroaci. Bëhet fjalë për Ivan Galiç, jo emër i panjohur, pasi në sezonin 2016-2017, 23-vjeçari ka luajtur me Flamurtarin, ku në 1453 minuta të luajtura ka shënuar 3 gola. Galiç sezonin që lamë pas ka performuar shumë mirë, ku në 33 ndeshje të luajtura ka shënuar 7 gola. Te Laçi janë të bindur se sulmuesi do firmosë për ta dhe se në parim është arritur akordi. Nga ana tjetër, drejtuesit e Laçit shpresojnë shumë që sulmuesi të shpërthejë e më vonë ta shesin në Europë. Ivan Galiç ka lindur në Slavonski Brod të Kroacisë më 9 janar 1995.

Ai është 176 cm i gjatë dhe është sulmues krahu. Edhe pse i ri në moshë, ai ka një karrierë relativisht të pasur në disa ekipe. Ivan Galiç e ka nisur karrierën e tij te NK Salovonac në vitin 2009. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e NK Zagreb, ndërsa është transferuar më pas te paratërinjtë dhe të rinjtë e Lokomotivës në sezonin 2012-2014. 23- vjeçari ka qenë gjithashtu edhe pjesë e ekipeve NK Rudes, Istra 1961, NK Vrapce dhe NK Lucko.

Përpara se të firmoste te Flamurtari, Ivan Galiç ka mbrojtur ngjyrat e Rabotniçkit, ekipit maqedonas të Shkupit, më pas në radhët e Flamurtarit e Cibalias. Ai tashmë do të jetë një alternativë më shumë për ofensivën e Laçit, krahas edhe lojtarëve të tjerë që luajnë në sulm dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Mërgjyshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"