Laçi në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, Ademir Soza drejt rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 10:40

Laçi në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, Ademir Soza drejt rikthimit

Merkatoja për Laçin nuk është mbyllur. Edhe pse Stavri Nica ka ndërtuar një ekip simpatik, për të pasur më shumë garanci për sezonin e ri, pritet më shumë eksperiencë në organikë. Pjesa dërrmuese janë elementë të rinj, por për të mos përsëritur rrezikun e një viti më parë, drejtuesit do të bëjnë çmos që të afrojnë lojtarë cilësorë.

Odesa-Skenderbeu 1-0, Ademir dhe Radas ne dyluftim

Krahu i djathtë i mbrojtjes ka nevojë për prurje dhe në klub shohin si alternativë të mundshme një “ish”. Bëhet fjalë për Ademir Sozën, i cili më herët ka qenë pjesë e bardhezinjve. Nuk mund të flitet ende për marrëveshje, por një bisedë palët e kanë zhvilluar. Largimi i Bruno Lulajt ka krijuar “boshllëk”, ndaj braziliani shihet si i duhuri për ta zëvendësuar.

Sakaq, klubi është në pritje të Rexhinaldos. Ky i fundit ka arritur akordin, por duket se vonesa po vjen prej vizës. Ai ka aplikuar për rinovim, ndaj sapo të marrë OK-in do të niset për në Shqipëri. Skuadra, nga ana tjetër, po vijon përgatitjet intensive, ku veç ngarkesave po bën llogaritë edhe me temperaturat e larta, por ky fakt nuk po e pengon Nicën që të “shtrydhë” ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"