Laçi në kërkim të fitores së dytë, trajneri Nica ka dilema për titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 13:04

Laçi në kërkim të fitores së dytë, trajneri Nica ka dilema për titullarët

Laçi synon fitoren e dytë radhazi në kampionat, por në kampin bardhezi e kanë të qartë se ndaj Luftëtarit nuk do të jetë asgjë e thjeshtë. Në sezonin e kaluar kurbinasit vuajtën shumë në dy takimet e luajtura në shtëpi me gjirokastritët.

Laci

Madje, në fitoren 2-1 të fazës së katërt të sezonit të kaluar, shpëtuan vetëm me një gol në minutat shtesë. Gjithsesi, ky kampionat ka nisur ndryshe për skuadrat dhe Laçi është në pozita më të mira. Trajneri Stavri Nica do të ketë të gatshëm për takimin e sotëm edhe mbrojtësin Harrallamb Qaqi, i cili rikthehet pas dëmtimit.

Laci

Mirëpo 24 orë para ndeshjes durrsaku i pankinës ka mbajtur gjithçka sekret sa u përket titullarëve. Mungesë e sigurt për bardhezinjtë është braziliani Ademir Soza, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin ndaj Partizanit. Në dyshim është edhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, i cili pavarësisht riaftësimit, ende nuk është në 100% të formës së tij.

Laci tifozet

Nicën e kënaq gjendja e sulmuesit tjetër afrikan, të ardhur vetëm pak ditë më parë, Idris Mbombo. Ky i fundit nuk është çudi që sot ta nisë nga minuta e parë kundër Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"