Laçi në Durrës për të thyer tabunë, ja kur daton triumfi i fundit i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 22:37

Laçi në Durrës për të thyer tabunë, ja kur daton triumfi i fundit i kurbinasve

Laçi do të luajë këtë mesjavë kundër Teutës në javën e 18-të të Superiores. Paçka se bardhezinjtë janë me 25 pikë në vendet e mesit të kampionatit, ndër vite nuk është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe në Durrës. Skuadra e Cungut nuk fiton prej 18 dhjetorit të 2015-ës së largët. 

teuta laci

Shkurt, Laçi nuk fiton një takim me bregdetarët në shtëpinë e këtyre të të fundit prej 49 muajsh, ose më saktë katër vitesh e një muaj. Në atë sfidë për Kategorinë Superiore që është mbyllur 0-1 për Laçin, vendimtar ka qenë Xhejms Adeni, i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e tetë të lojës.

Dy skuadrat këtë herë kanë tri pikë diferencë, e ndërsa Laçi është gjashtë pikë larg kreut, skuadra e Teutës që ka trajner Edi Martinin ka vetëm tri pikë diferencë nga vendi i parë. Në 42 takimet e fundit mes tyre, Teuta është në avantazh me 18 fitore, tetë takime janë mbyllur në barazim, ndërsa 16 ndeshje i ka fituar Teuta.

Golavarazhi është 51- 47, me Laçin që ka vetëm katër gola më pak. Të dyja skuadrat kanë nga 13 fitore në shtëpinë e tyre. Pesë fitore në transfertë ka Teuta, kundër tre të kurbinasve, shifra këto që japin favorit vendësit, por Laçi është gati të bëjë surprizën e madhe pas katër vitesh shterpësi në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"