Laçi në Belgjikë me telashin Mazrekaj, kompanitë e basteve as nuk e llogaritin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2021 | 17:06

Laçi në Belgjikë me telashin Mazrekaj, kompanitë e basteve as nuk e llogaritin

Takimi i parë i turit të tretë të Konferencë Ligës e ka mbyllur 90 minuta para kohe çështjen e kualifikimit për në fazën “play off” të këtij kompeticioni për Laçin. Fitorja 3-0 e Anderleht në stadiumin “Elbasan Arena” e kthen thjesht në një formalitet përballjen e kthimit më 12 gusht në Bruksel.

anderlehti laci

Kurbinasit janë të vetëdijshëm se nuk mund ta përmbysin Anderlehtin, por kanë premtuar se do të shkojnë në Belgjikë për të bërë një paraqitje dinjitoze. Në Belgjikë, mediat vendëse bëjnë me dije se janë shitur të gjitha biletat në dispozicion për ndeshjen kundër kurbinasve duke paralajmëruar “ferr” prej tyre në mbështetje të Anderlehtit, megjithëse ndeshja e parë ka mbyllur thuajse çdo çështje për kualifikimin në fazën “play off” të Konferencë Ligës.

MAZREKAJ – Shqetësim në ndeshjet e këtij turi ishte dëmtimi i Mentor Mazrekajt. Cilësitë dhe eksperienca e tij nuk ishin në dispozicion të trajnerit Duro në Elbasan, ndërsa shanset janë minimale që ai të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit në Belgjikë. Gjithsesi, një lajm i mirë për trajnerin Duro është rikthimi i Juljan Shehut.

BASTET – Kompanitë e huaja të basteve janë një arsye më shumë që e bëjnë formalitet takimin e kthimit, pasi me koeficientet e vendosura Laçi nuk ka asnjë shpresë, edhe pse mrekullia mund të ndodhë. Fitorja e Anderlehtit kuotohet me 1.17, barazimi me 7.5, ndërsa fitorja e Laçit e ka koeficientin 13.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"