“Laçi, ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit”, Djarmati: Ndaj Partizanit pres që lojtarët të japin maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2021 | 12:11

“Laçi, ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit”, Djarmati: Ndaj Partizanit pres që lojtarët të japin maksimumin

Pas hedhjes së shortit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të përballet me Laçin në një ndeshje spektakolare duke parë ecurinë e dy ekipeve në këtë sezon. Për këtë sfidë ka folur drejtori sportiv Matko Djarmati i cili ka analizuar këtë sfidë:

WhatsApp Image 2021-04-02 at 11.41.54

Laçi – “Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri. Është një ndeshje Kupe jo ndeshje kampionati. Finalja e Kupës është kur mbaron kampionati, pas dy javësh mendojmë për Laçin tani mendojmë për Partizanin. ”

Partizani – “Ndaj Partizanit na pret një ndeshje shumë e vështirë një konkurrent direkt për titullin kampion. Kemi një kontingjent 25 lojtarë absolutisht janë të sigurt që cilido që të luajë do të japë 100% e tyre. Pas kësaj periudhe të vështirë për ne, ishte një 2 javësh shumë i mirë për ne dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje.”

PANORAMASPORT.AL

http://www.panorama.com.al/sport/shorti-i-kupes-vllaznia-sfidon-lacin-teuta-pret-skenderbeun/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"