Laçi mundi në transfertë Teutën, Cungu: Djemtë duhen përgëzuar, ishte stresues fakti që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 19:17

Laçi mundi në transfertë Teutën, Cungu: Djemtë duhen përgëzuar, ishte stresues fakti që…

Laçi ka fituar ndaj Teutës në transfertë dhe ka marrë tre pikë të vyera të cilat e ngjitën e në vendin e tretë. Armando Cungu ka folur për mikrofonin e ‘Supesport” duke u shpehur i kenaqur për fitoren dhe ka përgëzuar lojtarët.

Cungu

Fitorja? “Normalisht mbas dy rezultateve aspak të pritshme, ekipi duhej që të reagonte dhe kisha besim. Kundër Tiranës ekipi duhet të reagonte, por nuk e bëri, kështu që sot ishte një farë detyrimi për të fituar ndeshjen. Mënyra si e fituam ndeshjen ishte për t’u përgëzuar”.

Ndërrimet a ishte stesuese të vazhdohej loja? “Ndeshja filloi shumë vështirë. Dy ndërrime të detyruara dhe lojtarët ishin në momnete të mira. Duhet të përgezoj djemtë. Edhe Gjoni bëri një ndeshje të mirë në mbrojtje.  Kur bën dy ndërrime shumë shpejtë, nuk është e lehtë për trajnerët. Përderisa lojtarët startojnë në formacion, tregon që kanë qenë më mirë se të tjetër. Stresi bëri të vetën, pasi në 70 minuta kishim vetëm një zëvendësim. Ndërsa kundërshtari kishte 3 të tjera. Minutat ishin stresuese, por falë kontributit të djemve, u arrit kjo fitore”.

Jeni i kënaqur me merkaton? “Kemi shfaqur problem përsa I përket kontigjentit. Tashmë është afruar Rapo, Vecaj dhe Greca, gjë që të jep më shumë zgjedhje. Shtojnë forcën e ekipit. Ekipi i ka të gjitha potencialet për të kapur kupat e Europës. Ndeshjet e janë shumë afër dhe rekuperimi i Ignjatoviç është i vështirë, pasi ka një dëmtim në kavilje. Rapo kishte një çarje në vetull dhe shpresoj të jetë gati’.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"