Laçi mposht Korabin, shënon braziliani Stenio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 18:25

Laçi mposht Korabin, shënon braziliani Stenio

Laçi dhe Korabi zhvilluan dje një ndeshje miqësore në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa kurbinasit arritën të triumfonin me shifrat 2-0.

Laci festa

Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova shënoi nga një gol në ekstremin e pjesëve. Në minutën e 39-të ishte një devijim i mbrojtësit të Korabit, Doçi, që shkaktoi autogol dhe u dha avantazhin kurbinasve.

Ndërsa afër fundit të lojës, sulmuesi brazilian, Stenio Dutra, dyfishoi shifrat pas një goditjeje në hyrje të zonës. Ka qenë një ndeshje që ka vlejtur shumë për trajnerët Sulejman Starova dhe Dorian Bubeqi. Bardhezinjtë nuk kishin të gatshëm në këtë takim kapitenin Eglentin Gjoni, i cili pas dëmtimit të rëndë ka mbyllur vitin dhe nuk do të jetë në dispozicion deri në muajin janar.

Nga ana tjetër, nuk ishin të gatshëm as mesfushori Julian Shehu dhe sulmuesi Redon Xhixha, të cilët janë të grumbulluar me Kombëtaren U-21. Starova provoi në vend të Gjonit në qendër të mbrojtjes David Domgjonin, i cili formoi dyshen me serbin Ignjatoviç. Një vend në formacion kishte marrë edhe mesfushori i ardhur nga Greqia, Damian Gjini, por gjithashtu sulmuesi i krahut, Elvi Berisha. Korabi e nisi me formacionin më të mirë dhe rezistoi deri afër fundit të pjesës së parë.

csc

Kurbinasit patën epërsi territoriale, por pak raste të pastra për shënim. Nga ana tjetër, dibranët përdorën më tepër kundërsulmet, duke qenë të rrezikshëm me sulmuesin Skuka. Në pjesën e dytë trajnerët bënë disa zëvendësime, duke iu dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të stolit. Kur mendohej se gjithçka u mbyll 1-0, ishte Stenio që vulosi fitoren e Laçit.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"