Laçi mendon për sezonin e ri, firmos me një mesfushor maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 16:24

Laçi mendon për sezonin e ri, firmos me një mesfushor maqedonas

Një ditë pasi humbi në Superkupë ndaj Skënderbeut, klubi kurbinas zyrtarizoi marrëveshjen me një tjetër lojtar të huaj. Bëhet fjalë për mesfushorin maqedonas, Bojan Najdenov, i cili vjen pas eksperiencës së shkurtër me klubin e njohur iranian, Esteghlal. Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje në sezonin e fundit, por gjithsesi drejtuesit kurbinas pasi kanë studiuar rendimentin e lojtarit ndër vite, nuk kanë ngurruar t’i bëjnë një ofertë.

bojan najdenov

27-vjeçari është stërvitur këtë periudhë me klubin maqedonas, Akademija Pandev, ndërsa karrierën e ka nisur te Horizont Turnovo. Najdenov është një mesfushor organizator, që pritet t’u japë më shumë fantazi kurbinasve. Karakteristikë e tij është edhe goditja e fortë, teksa shpesh ka shënuar supergola nga distanca.

SITUATA – Kurbinasit kanë nevojë për përforcime në çdo repart, ndaj deri në përfundim të merkatos, bardhezinjtë mbeten me shpresë për afrime në çdo repart. Me largimin e kroatit Kendesh pas aventurës europiane, sulmi mbetet akoma më i paplotësuar, aq më shumë kur flitet edhe për një largim të mundshëm të Uzunit.

Portieri Gentjan Selmani, njëkohësisht edhe kapiten i ekipit, si dhe sulmuesi beratas janë përfolur si largime të mundshme nga Laçi, por situata mund të ndryshojë për këta dy lojtarë. Duke parë që merkatoja po vjen drejt mbylljes dhe ofertat nuk kanë qenë bindëse për dy lojtarët, nuk është çudi që Laçi t’i mbajë Selmanin dhe Uzunin edhe për pjesën e parë të sezonit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"