Laçi me “sytë” nga infermieria, pritet rikthimi i Nuabuezes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 12:39

Laçi me “sytë” nga infermieria, pritet rikthimi i Nuabuezes

Laçi ka shanse të mëdha për të prerë një biletë europiane, e megjithatë ajo humbje që pësoi me Tiranën i prishi ndjeshëm llogaritë. Të besuarit e Armando Cungut kishin shansin që të shkëputeshin me rivalin më të afërt, para se të zhvillonin ndeshjen direkte.kirian nuabueze

Diferenca me Teutën është vetëm 1 pikë, çka i shton ndjeshëm presion para javës së 27-të. Bardhezinjtë janë të gjithë me “sy e veshë” nga infermieria, pasi presin rikuperimin e Kirian Nuabuezes. Mungesa e sulmuesit u ndje shumë në “Air Albania”, ndaj edhe stafi mjekësor po bën gjithçka mundet që amerikani të hedhë pas krahëve atë dëmtim që mori kundër Bylisit.

Ai mori një goditje që e ka detyruar të lërë fushën që në minutën e 52-të. U bënë zyrtarisht 5 ditë që është “out” dhe shpresat që të riaftësohet për këtë fundjavë janë të mëdha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"