Laçi me dy mungesa, Teuta nuk ndryshon. Ja rreshtimet e mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 11:08

Laçi me dy mungesa, Teuta nuk ndryshon. Ja rreshtimet e mundshme

Trajneri Shpëtim Duro ndihet komod për momentin në krye të Laçit, jo vetëm nga fitorja e fundit me Tiranën, por edhe nga gjendja e skuadrës. Duro e pohoi vetë se aktualisht ka skuadrën më të plotë, por gjithsesi nuk do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për Teutën. Albion Marku është një mungesë e rëndësishme për sfidën e sotme, që do të luhet në orën 13:45 në stadiumin e Laçit.

TEUTA LACI

Mbrojtësi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar. Trajnerit Duro i duhet të gjejë një alternativë, pasi edhe Dorian Kërçiku është i pamundur, pasi është i dëmtuar. Ndaj Teutës pritet që të luhet pak a shumë si me Tiranën, por nuk anashkalohet ndonjë lëvizje e minutës së fundit nga trajneri Duro.

Nga ana tjetër Teuta shpreson të kthehet te fitorja në transfertën e Laçit dhe skuadra gjatë javës ka punuar shumë, që nesër të jetë gjithçka gati në funksion të trepikëshit. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini durrsakët vijojnë përgatitjet intensive, në pritje të seancës finale të ditës së sotme ku do të qartësohet edhe formacioni.form

Grupi është i plotë dhe për këtë sfidë stafi nuk do të ketë asnjë mungesë. Mundësitë e përzgjedhjes janë maksimale, por edhe besimi për të marrë tri pikët në Laç është i lartë. Ndaj Partizanit skuadra dominoi ndaj kundërshtarit dhe me shumë mundësi mund të luhet edhe nesër me të njëjtin formacion. Inkurajues është fakti se durrsakët në këtë sezon kanë qenë më efikasë në transfertë sesa në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"