Laçi mbyllet në kalçeto, rikthimi i rëndësishëm për kurbinasit prag ndeshjes me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 10:54

Laçi mbyllet në kalçeto, rikthimi i rëndësishëm për kurbinasit prag ndeshjes me Kukësin

Laçi nën drejtimin e trajnerit Armando Cungu duket i rilindur dhe i papërballueshëm për kundërshtarët. Kukësi do të jetë rivali i radhës për kurbinasit, të cilët në shtëpi presin verilindorët e trajnerit Shpëtim Duro. Laçi vijon përgatitjet për këtë takim, ku kërkon konfirmimin e ndeshjeve të mira që ka arritur në këtë periudhë.

Laci555

Për shkak të reshjeve të shiut, dje Laçi është përgatitur në një ambient të mbyllur, i ngjashëm me një fushë kalçetoje. Kjo seancë është mbajtur në kompleksin “Internacional” në Pezë.

LACI

Përveç formës optimale që po tregon ekipi i drejtuar nga trajneri Cungu, dje bardhezinjtë kanë marrë një tjetër lajm të mirë, pasi kapiteni Englentin Gjoni ka nisur përgatitjet me skuadrën në terren. Mbrojtësi vjen pas një pushimi disajavor, për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në krah. Kapiteni është drejt riaftësimit të plotë, por nuk pritet që të jetë në fushë ndaj Kukësit, por mbase pas ndërprerjes së kampionatit. Pas tri fitoreve radhazi, tashmë do tentojnë vazhdimësinë me Kukësin.

gjonii-e1524229590129

Kundërshtarin e presin në shtëpi dhe duhet thënë që në fushën e tyre këtë sezon kurbinasit kanë bërë realisht mirë, ndërsa në 6 ndeshje kanë lënë vetëm 4 pikë (pas humbjes me Skënderbeun dhe barazimin me Bylisin). Gjatë fazës së parë përballë verilindoreve kanë ngecur në shifrat 1 me 1, por këtë herë do tentojnë vetëm maksimumin e pikëve dhe rrjedhimisht ngjitjen e shkallëve në renditje. Dhe në rastin konkret, një fitore do të përkthehej me parakalimin e Kukësit, pasi diferenca është me dy pikë. Ky takim do të jetë disi i veçantë për trajnerin Cungu dhe drejtorin Naim Halili, pasi do të përballen me të shkuarën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"