Laçi mbush arkat, kualifikimi ndaj qipriotëve vlejti 500 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:05

Laçi mbush arkat, kualifikimi ndaj qipriotëve vlejti 500 mijë euro

Klubi i Laçit ka arkëtuar pas kualifikimit ndaj Anorthosis një shumë prej 500 mijë eurosh. Vetëm për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Europës, UEFA jep 240 mijë euro për klubet.

festa

Mirëpo, tani që kurbinasit kaluan turin e parë dhe do të jenë pjesë e turit të dytë, do të përfitojnë edhe 260 mijë euro të tjera shtesë. Në total një shumë prej 500 mijë eurosh, e pa arkëtuar kurrë më parë në historinë e klubit. Kjo i jep mundësinë presidentit Pashk Laska të ndërtoj një Laç edhe më të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"