Laçi luan miqësoren e fundit para Europës, tre gola Kastriotit me Uzunin protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 20:08

Laçi luan miqësoren e fundit para Europës, tre gola Kastriotit me Uzunin protagonist

Ekipi i Laçit ka zhvilluar miqësoren e fundit në këtë fazë përgatitore, para ndeshjes me Anorthosis në Europa League. Ndaj krutanëv të Kastriotit, ekipi kurbinas ka triumfuar pastër me shifrat 3-0.

laci kastrioti

Ishte Myrto Uzuni protagonist, i cili shënoi dy herë, ndërsa goli i parë erdhi nga mesfushori Bamidele, me një goditje nga jashtë zone. Të tre golat për ekipin e Besnik Prengës u shënuan në pjesën e parë.

LAÇI – KASTRIOTI 3-0

GOLAT: Bamidele 15′, Uzuni 18′, 40′

LAÇI: Selmani, Hadroj, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini, Shtubina, Lushkja, Eller, Uzuni, Bamidele, Kendesh. Trajner: Besnik Prenga

KASTRIOTI: Kuka, Lilaj, Lila, Çela, Mziu, Papoutsogiannopoulos, Çutra, Mulaj, Caca, Marku, Vatnikaj. Trajner: Elvis Plori

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"