Laçi lë pas pushimet, kurbinasit zbresin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 13:13

Laçi lë pas pushimet, kurbinasit zbresin në fushë

Fatkeqësia natyrore që përfshiu Shqipërinë më 26 nëntor, por edhe lëkundjet e tërmetit që kanë vijuar në ditët pasuese, kanë lënë shenjë edhe te lojtarët e Laçit. 

laci

Ndaj, për të qetësuar situatën dhe që lojtarët të kishin kohë të mblidhnin veten, drejtuesit vendosën që vetëm dje skuadra të niste përgatitjet për pjesën në vazhdim të kalendarit. Përgatitjet e djeshme të kurbinasve janë mbajtur në kompleksin e FSHF-së në Kamzë.

Skuadra e trajnerit Armando Cungu, pas humbjes me Partizanin, kërkon të kthehet te fitorja dhe kalendari e favorizon disi. Kurbinasit dy ndeshjet e radhës i kanë në shtëpi, ku presin dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit, fillimisht Flamurtarin e më pas Luftëtarin.

Laci555

Për sfidën me vlonjatët në radhët e Laçit do të ketë një kthim të rëndësishëm, ku mbrojtësi Abdurrahman Fangaj ishte i pezulluar nga kartonët e verdhë ndaj Partizanit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"