Laçi lë pas momentin e vështirë, trajneri Vukiçeviç: Kupa objektiv, duam finalen edhe sivjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:00

Laçi lë pas momentin e vështirë, trajneri Vukiçeviç: Kupa objektiv, duam finalen edhe sivjet

Laçi nuk e diskutoi skuadrën e Devollit dhe e mposhti me shifrat 0-2 në transfertë, çka ishte padyshim një sinjal i mirë i skuadrës së Vukiçeviç se po përmirësohet dhe skuadra po merr formën e dëshiruar.

Trajneri i Laçit, Vukiçeviç logo

Pas ndeshjes trajneri i kurbinasve u prononcua për mediat dhe deklaroi se në këtë ndeshje u mundua t’i japë ritmin e duhur lojtarëve që janë aktivizuar pak, teksa shton se edhe në këtë sezon finalja e Kupës dhe më pas fitimi është objektivi i klubit. “Në këtë përballje u munduam t’i jepnim hapësirë lojtarëve që nuk kanë zhvilluar shumë minuta.

Ky sukses është ndryshe nga një ndeshje e kampionatit. Vitin e kaluar ishim në finalen e Kupës dhe duam që këtë vit të arrijmë në finale”, u shpreh Vukiçeviç. Ndeshja e dytë mes Laçit dhe Devollit është planifikuar të luhet më datë 12 tetor dhe për ekipin kurbinas pritet të jetë thjesht një formalitet kualifikimi, kjo pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2, por edhe se Devolli nuk ka objektiva në Kupë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"