Laçi kundër Inter Bakusë, do sfidojnë azerët në Europë, Xhejms: I eliminoj unë!

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Qershor 23, 2015 | 10:54

Laçi kundër Inter Bakusë, do sfidojnë azerët në Europë, Xhejms: I eliminoj unë!

Laci-Vllaznia 3-0L Përgatitorja açi ka qenë i pafat në shortin e Ligës së Europës të hedhur dje në Nion të Zvicrës, ku ka “peshkuar” azerët e Inter Bakusë, një përballje kjo aspak e pëlqyer për ta.

Nisur nga pretendimet e palës kurbinase, kundërshtari i tyre me të cilin do të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës nuk është pritur aspak mirë nga presidenca dhe stafi teknik.

Tifozët gjithashtu kanë preferuar më mirë ndonjë skuadër tjetër, sesa azerët e Inter Bakusë, skuadër kjo që nga 2008 merr pjesë rregullisht në Europë, duke kaluar thuajse çdo sezon turin e parë. Në letër, realisht skuadra azerbajxhanase cilësohet si favorite për të kaluar në raundin tjetër, por në kampin kurbinas kanë shpresa.

Buxheti i ekipit azer është shumë herë më i madh se ai i bardhezinjve, por pavarësisht kësaj ekipi i drejtuar nga Cungu do të tentojë kualifikimin. Nga ana e drejtuesve të KF Laçit, nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me emrin e kundërshtarit. Azerët shihen si një ekip shumë i vështirë për Laçin, ndaj dhe krerët nuk kanë dashur të japin deklarata në lidhje me shortin, të cilët prisnin të kishin më shumë shans. Ata më mirë preferojnë që skuadra e tyre të flasë në fushën e lojës.

Grupi

Laçianët ishin të vendosur në grupin tetë, ku kundërshtarët e mundshëm ishin: Aik Stokolm (Suedi) Go Ahead Eagles (Holandë), Inter Baku (Azerbajxhan), KR Reykjavik (Islandë) dhe HB Torshavn (Ishujt Faroe).

Të gjitha ekipet e lartpërmendura janë më të fortë se bardhezinjtë, por ata preferonin njërën mes Reykjavik apo HB Torshavn, pasi këto cilësoheshin si ekipe më të mundshme për t’u kaluar. Takimi i parë do zhvillohet në stadiumin e Laçit më datë 2 korrik, ndërsa ajo e kthimit në Azerbajxhan më 9 korrik.

Sulmuesi

Sulmuesi nigerian i Laçit, Xhejms Adeniji, ka qenë i vetmi që ka folur në lidhje me shortin e hedhur në Nion të Zvicrës. Në një bisedë për “Panorama Sport”, ai ka pohuar se shorti ishte jashtëzakonisht i vështirë, por shpreson që skuadra të jetë në formën më të mirë dhe gjithç- ka do të jetë e mundur.

Ai pohon se Inter Baku është një skuadër me buxhet shumë herë më të madh se Laçi, por në fushën e lojës do të japin shpirtin në fushë për të kaluar në raundin tjetër.

“Inter Baku është një nga skuadrat më të forta që mund të na binte, madje mund të them se ishte më e forta nisur nga kundërshtarët e mundshëm. Ata kanë një buxhet shumë më të lartë sesa ne dhe në skuadër kanë lojtarë cilësorë, por ne do të japim gjithçka nga vetja në këto 180 minuta. Kam besim se lojtarët do të luajnë fort dhe do të japin shpirtin në fushë për të kaluar në raundin tjetër. Ashtu siç shënova ndaj Rudarit, duke bërë që Laçi të kualifikohej për në turin tjetër, të njëjtën gjë do të realizoj edhe ndaj Inter Bakusë. Jam i bindur për këtë, madje do t’i surprizojmë”, ka përfunduar sulmuesi nigerian, Xhejms.






www.minuta90.com