Laçi kthen në “shtëpi” ish-kapitenin, “blindohet” mesfusha e kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2017 | 13:43

Laçi kthen në “shtëpi” ish-kapitenin, “blindohet” mesfusha e kurbinasve

Skuadra e Laçit gjatë ditës së sotme është përforcuar me mesfushorin Erjon Vucaj. Shkodrani që ndërpreu bashkëpunimin me Tiranën gjatë këtyre ditëve për shkak të mungesës së hapësirave ka firmosur kontratën e re që do ta bëjë pjesë të kurbinasve në pjesën e mbetur të sezonit. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bardhezi konfirmuan këtë lëvizje dhe bënë me dije se mesfushori do të dalë sot në stërvitje me ekipin nën urdhrat e trajnerit Sinella.

Laci-Kastrioti 1-0, Vucaj ne dyluftim me Sefen

Vucaj ka kujtime mjaft të bukura nga Laçi ku ka qënë pjesë për disa vite në sezonet e shkuara duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit të kurbinasve. Dyshja Vucaj-Toski pritet të zgjidhë problemet e kurbinasve në ndërtimin e lojës në fazën ofensive, diçka shumë e rëndësishme për realizimin e objektivit sezonal që është mbijetesa në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"