Laçi kërkon vazhdimësinë, por hapet një “gropë” në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 11:41

Laçi kërkon vazhdimësinë, por hapet një “gropë” në mesfushë

Laçi vijon përgatitjet për ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit në stadiumin e këtij të fundit, në orën 19:00.

laci

Kurbinasit vijnë pas dy rezultateve shumë të mira në kampionat dhe kualifikimit në Kupë ndaj Tomorit të Beratit, teksa ndaj “demave” do të kërkojnë fitoren e tretë radhazi në Kategorinë Superiore, me qëllim afrimin sa më të madh me kreun dhe synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Konferencës.

Gjithsesi, misioni nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi gjatë javës trajnerit Gentian Mezani i janë shfaqur disa telashe dhe alarmi më i madh është në mesfushë.

Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Majkëll Babatunde, do të mungojë në këtë ndeshje për shkak të pezullimit më kartonë. Ai ishte një nga lojtarët më në formë te kurbinasit në javët e fundit.

Të sigurt në mesfushë janë Ukja dhe Manellari, teksa një alternativë për të zëvendësuar Babatunden është Manellari. Nga ana tjetër Giundo është në garë me kohën për të qenë gati për këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"