Laçi kërkon të kapë “dy herë mat” Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 15:00

Laçi kërkon të kapë “dy herë mat” Kukësin

Laçi kërkon medoemos që disfatat e fundit në kampionat t’i shlyejë me dy përballjet direkte që ka brenda katër ditëve me Kukësin. Për të shpëtuar sezonin, të besuarit e trajnerit Mezani duhet që të zënë “dy herë mat” Kukësin. Nesër Laçi do të udhëtojë drejt

Kukësit për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Kupës, kur dihet se takimi i parë është mbyllur 0-0. Kurbinasit shkojmë besimplotë për të arritur kualifikimin dhe për t’u bërë finalistët e parë të Kupës për këtë edicion. Kurbinasve u mjafton çdo barazim me gola dhe sigurisht fitorja për t’u bërë finalistë të Kupës.

goli i lacit
Pas këtij takimi, Laçi pret Kukësin në shtëpi, në kuadër të javës së 30-të të Superiores. Duke ditur që kanë zbritur në vendin e pestë, fitorja ndaj Kukësit është e domosdoshme, pasi biletën europiane kurbinasit e kërkojnë edhe nga kampionati. Nëse eliminohen nga Kupa, ndeshja e së dielës me Kukësin përkthehet si finalja e sezonit për skuadrën e trajnerit Gentjan Mezani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"