Laçi ka gati kilianin Toro, Mërgjyshi kërkon pikët e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 11:15

Laçi ka gati kilianin Toro, Mërgjyshi kërkon pikët e para

Laçi është nën ethet e merkatos dhe startit të kampionatit, teksa sot do të tentojë të mos dalë pa pikë ndaj Kukësit. Pas finales së humbur të Superkupës, trajneri Artan Mërgjyshi është munduar të mbajë të karikuar lojtarët. Lajm i mirë për kurbinasit është federimi i qendërmbrojtësit të ardhur nga Kili, Sebastian Patricio Toro.

laci

Sipas të gjitha gjasave, sot ai do të jetë titullar në mbrojtje, duke formuar dyshen me Gjonin. Mërgjyshi pritet t’i besojë thuajse të njëjtit formacion që hodhi në fushë ndaj Skënderbeut. Në fakt mundësitë janë të pakta, aq më tepër në sulm, ku ka mbetur vetëm Redon Xhixha. Aktualisht, klubi po negocion me dy sulmues: malazezin Bogdan Miliç dhe sllovenin Dejan Djermanoviç. Ende nuk ka një konfirmim nga klubi për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, stafi teknik dhe lojtarët janë të përqendruar për të marrë maksimumin me mundësitë që kanë për momentin.

la

Fakti që luhet në një fushë asnjanëse, ka ngrohur edhe më tepër Laçin në prag të kësaj ndeshjeje. Kushtet komode të “Elbasan Arena” do t’u krijojnë mundësinë kurbinasve të luajnë lirshëm. Mërgjyshi mendon që të bëjë një spostim në krahun e djathtë, duke ulur në stol Bushin dhe aktivizuar Shtubinën në atë rol. Ndërsa Fangaj nga qendërmbrojtës në ndeshjen e fundit, tashmë kalon në krahun e djathtë. Gjithsesi, çdo gjë do të shikohet sot, pasi mund të ketë edhe ndonjë ndryshim plani. Kjo është ndeshja e dytë për trajnerin kryeqytetas në krye të kurbinasve, teksa në të parën humbi 3-2 në Superkupë ndaj korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"