Laçi ka 7 të paprekshëm në formacion, por vetëm një është “kampion” i minutave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 13:29

Laçi ka 7 të paprekshëm në formacion, por vetëm një është “kampion” i minutave

Laçi ka gjetur “parajsën” në javët e fundit. Edhe pse nisja e sezonit nuk ishte më e mira, 4 ndeshjet e fundit kanë sjellë shpërthimin. 

laci

Tashmë janë të 3-ët në tabelë, duke shtuar ndjeshëm presionin te kryesuesit. Të besuarit e Armando Cungut tashmë presin vazhdimësi, ndaj edhe stërvitjet kanë nisur me ritëm të plotë. Kundërshtari i radhës është Partizani, ndaj do tentohet pathyeshmëria.

Kurbinasit kanë një ekip që nuk ka ndryshuar “look” në këto 12 javë dhe kjo kuptohet qartë te minutazhi që kanë marrë lojtarët. Nuk janë pak, por 7 futbollistë që nuk kanë humbur asnjë ndeshje deri në këtë fazë. Stazhilla, Lushkja, Xhixha, Nuabueze, Shehu, Ignjatoviç dhe Deliu janë të paprekshëm. E megjithatë, vetëm portieri është “kampioni”. Ai numëron 1080 minuta në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"