Laçi i sezonit të ri, kurbinasit në “dorë” të malazezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 17:36

Laçi i sezonit të ri, kurbinasit në “dorë” të malazezëve

Prezantimi i fundit i Laçit në Europë ka qenë për histori, pasi nën drejtimin e ish-trajnerit Shpëtim Duro, kurbinasit arritët të shkonin deri në turin e tretë të Konferencë Ligës.

vk

Pas përfundimit të aventurës europiane Laçi ka ndryshuar “kullën” drejtuese, pasi ekipin do të udhëhiqet nga trajneri Dejan Vukiçeviç. Nga ndryshimet që kanë ndodhur që pas përfundimit të sezonit të fundit, duket se Laçi i edicionit të ri do të jetë në dorë të malazezëve.

Tre janë shtyllat e skuadrës që vijnë nga Mali i Zi. Kryesori është trajneri Vukiçeviç, i cili më herët ka qenë edhe pjesë e Feronikelit në Kosovë, ku nuk la gjurmë, apo trajner i letonezëve te Ventspilisit, që u “fshi” nga harta e futbolli për trukime. Mbrojtësi Marko Roganoviç, i cili bëri një paraqitje pozitive në Europë, është malazezi i dytë te kurbinasit.

Ndërsa i treti që vjen nga fqinjët është sulmuesi Dejan Zarubica, i cili shënoi një gol me peshë në turin e dytë të Konferencë Ligës ndaj Universitatea Krajova, pasi pati vlerën e kualifikimit për kurbinasit. Mbetet për të parë se cila do të jetë ecuria e Laçit me treshen malazeze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"