Laçi i papërmbajtshëm në merkato. Pas marrëveshjes me sulmuesin e Partizanit, tani kërkon “yllin” e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2017 | 16:00

Laçi i papërmbajtshëm në merkato. Pas marrëveshjes me sulmuesin e Partizanit, tani kërkon “yllin” e Dinamos

Klubi i Laçit vijon të jetë aktiv në merkaton e verës. Pas marrëveshjes me mesfushorin e qendrës, Sherif Kallaku, si dhe sulmuesin Jurgen Vatnikaj, “Panorama Sport” mëson se së fundmi është arritur akordi edhe me nigerianin Efiong Ejoh.

vatnikaj

Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar që mbylli sezonin 2016-2017 te Dinamo në Kategorinë e Parë. Klubi kurbinas ka biseduar pak ditë më parë me lojtarin dhe është arritur marrëveshja, teksa tashmë pritet vetëm që Ejoh të dalë në stërvitje.

Dinamo

Sulmuesi mund të përshtatet si në të majtë, të djathtë dhe në qendër të repartit të avancuar, duke qenë një lojtar polivalent, i cili mund t’i shërbejë shumë skemave të trajnerit Stavri Nica.

nica

Ndërkohë, presidenti Pashk Laska po punon në heshtje për të bërë edhe disa goditje të tjera, në mënyrë që skuadra të jetë e kompletuar në muajin gusht.

Laska me lojtaret fitojne kupen

 

Po kërkohet një mbrojtës i djathtë, teksa pas largimit të kosovarit Drilon Musaj, alternativat janë të pakta. Gjasat janë që deri në fund të merkatos, kurbinasit të afrojnë të paktën edhe katër lojtarë të tjerë, duke plotësuar boshllëqet në të tria repartet.

laci

Klubi është në bisedime edhe me mesfushorin shkodran, Gilman Lika, por ende nuk mund të flitet për një akord të mundshëm.

MIQËSORE ME LIRINË – Pas testit me Teutën në javën e kaluar, miqësorja e radhës e Laçit do të jetë kundër Lirisë së Prizrenit, që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi. Të premten, në orën 17:00, ky takim do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit dhe do t’u shërbejë të dyja skuadrave për të vëzhguar gjendjen e lojtarëve.

Liria

Kujtojmë që te skuadra e Superligës së Kosovës janë afruar së fundmi disa emra të njohur të kampionatit shqiptar si mbrojtësit Endri Vrapi e Elton Basriu, por gjithashtu edhe mesfushori Jetmir Sefa dhe sulmuesi Artur Magani. Liria e Prizrenit po kryen fazën përgatitore në Ohër, prandaj dhe miqësorja është lënë për t’u zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"