Laçi i Mezanit ndez motorët, fitore me 4 gola ndaj Kastriotit në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 15:56

Laçi i Mezanit ndez motorët, fitore me 4 gola ndaj Kastriotit në miqësore

Laçi dhe Kastrioti kanë luajtur sot mes tyre një miqësore me aromë Superioreje, pasi përballeshin dy skuadrat të cilat për më tepër për momentin rivalizojnë për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit në kampionat.

laci kastrioti

Sfida e luajtur në “fushë asnjëanësë”, në Vorë, është mbyllur me suksesin e pastër 4-0 të skuadrës së Gentian Mezanit, të cilës gjithsesi i është dashur të presë pjesën e dytë për të siguruar suksesin në këtë ndeshje ku sigurisht interesi parësor ishte për të parë gjendjen e lojtarëve në të dy kampet.

Shkurtaj ishte autori i dy golave, duke shënuar në minutën e 60 dhe 81, ndërsa Ujkan ë të 62-tën me 11-metërsh dhe Geci në minutën e 83-të, plotësuan rezultatin përfundimtar 4-0 për skuadrën e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"