Laçi i karikuar, trajneri Mezani ka dilema para Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 22:36

Laçi i karikuar, trajneri Mezani ka dilema para Tiranës

Laçi pret nesër Tiranën në një ndeshje delikate për vazhdimësinë e kampionatit. Përgatitjet e ditëve të fundit nuk kanë shkuar sipas parashikimeve të stafit teknik. Në miqësoren e javës së kaluar ndaj Dinamos në Pezë, që shërbeu si provë gjenerale për kurbinasit, nuk u aktivizuan lojtarë si Vasil Shkurtaj, Albi Alla, Renato Ziko dhe Majkëll Babatunde.

LACI (1)

Të katër futbollistët vijnë pas problemeve fizike që kanë pasur në javët e fundit. Mësohet se ende asnjë prej tyre nuk është e sigurt nëse do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Stafi mjekësor, me në krye boshnjakun Dario Zrniç, po bën maksimumin që lojtarët të jenë të gatshëm për trajnerin Mezani.

Megjithatë, ky i fundit ka një plan B dhe në seancat e së martës dhe të mërkurës ka punuar shumë faktikisht me skuadrën. Laçi vjen pas humbjes në Kukës për javën e 15-të dhe ndeshja me kampionët në fuqi shikohet si një mundësi për të bërë kthesën e madhe në shtëpi.

mezani

Ndërkohë, përveç rikthimit të sulmuesit nga Mali, Saliu Guindo, kurbinasit nuk kanë bërë ende asnjë përforcim nga merkatoja. Klubi synon të marrë një ose dy mbrojtës, që mund të përshtaten mirë në qendër ose në krahë. Guindo ka disa ditë që po stërvitet me ekipin, por shanset për të qenë në fushë ndaj Tiranës mbeten të pakta, pasi i është bashkuar grupit me vonesë dhe nuk e ka gjendjen e duhur për të marrë minuta kundër bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"