Laçi i karikuar, Josa pret më shumë nga sulmuesit. Ja formacioni i mundshëm ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 10:48

Laçi i karikuar, Josa pret më shumë nga sulmuesit. Ja formacioni i mundshëm ndaj Teutës

Laçi është gati për t’u kthyer te fitorja. Pas barazimit me Skënderbeun pa gola, skuadra e Josës kërkon të ndryshojë.

LACI

Të gjithë janë të bindur se ekipi mund të bëjë shumë mirë para Teutës, teksa kërkon tri pikët.

Laçi po përjeton një moment të artë pasi është ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit me 28 pikë, po aq sa Kukësi dhe vetëm 6 ndalesa larg Tiranës.

Skuadra e Josës nuk humbet që prej fundit të nëntorit ndërsa vjen në këtë sfidë pas barazimit në transfertën e Korçës.

Trajneri kryeqytetas i kurbinasve ka në dispozicion gjithë grupin që nuk ka ndryshuar shumë për shkak edhe të lëvizjeve të pakta në merkaton e dimrit.

Përballja e fazës së parë u mbyll 2- 0 në favor të bardhezinjve me gola të Mazrekajt dhe Guindos. Nga ana tjetër, tani ekipi luan në Rrogozhinë dhe Josa do me çdo qëllim tri pikët.

Ajo që ndodhi me Skënderbeun nuk duhet të përsëritet. Në 50 përballjet e fundit mes dy ekipeve, Laçi është në avantazh me një fitore, 20, ndërsa Teuta 19.

Dy skuadrat kanë barazuar 11 herë mes tyre. Në pesë takimet e fundit, dy herë ka fituar Laçi, një herë Teuta dhe dy ndeshje janë mbyllur në barazim.

Aktualisht, kurbinasit janë të dytët me pikë të barabarta me Kukësin. Tirana është gjashtë pikë përpara, ndërsa si Laçi e Kukësi shpresojnë te dhurata e Dinamos, sepse javën e shkuar e fituar doli skuadra bardheblu.

la

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"