Laçi “i dënuar” për triumf, Teko prish planet e Starovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 10:23

Laçi “i dënuar” për triumf, Teko prish planet e Starovës

Laçi i pompuar për të qenë në zonën e sipërme të tabelës, ka qenë një zhgënjim më vete në këtë fillimsezoni sa u përket pikëve të grumbulluara. Kurbinasit kanë vetëm një pikë më tepër se Luftëtari, kundërshtari që do të luajnë sot në transfertë dhe që e nisi sezonin me shumë probleme.sulejman-starova

Megjithatë, pas pesë javëve kampionat dhe sidomos pas barazimit në Vlorë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, të besuarit e Sulejman Starovës kanë sot një provë “zjarri” për vazhdimësinë në kampionat. Presidenti Pashk Laska nuk mund të pranojë më hapa falsë edhe ndaj kundërshtarëve që në ndryshim nga Laçi, jo vetëm që i kanë nisur vonë përgatitjet, por kanë rrezikuar edhe pjesëmarrjen në Superiore.

Sfida e radhës me Luftëtarin është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë në kampionat dhe në rast se nuk arrihet suksesi, zor se mund të ketë tolerime nga drejtuesit, qoftë për pankinën, ashtu edhe masat që mund të merren për lojtarët. Stërvitja e fundit e bardhezinjve është zhvilluar në stadiumin e Tepelenës, një zgjidhje që nuk është hera e parë që kurbinasit e bëjnë. Në këto tri vitet e fundit, sa herë Laçi ka luajtur në Gjirokastër, një ditë para ndeshjeve është grumbulluar në Tepelenë, aty ku dhe është stërvitur.laci

Jo gjithçka ka shkuar mirë për kurbinasit, pasi një nga lojtarët më në formë, mesfushori me tipare sulmuese, Teko, është dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë ndaj Luftëtarit. Kjo i ka prishur planet e Starovës për formacionin, por gjithsesi gjasat janë që të hedhë në fushë nga krahu i majtë i mesfushës lezhjanin Rudolf Turkaj. Ashtu si edhe para ndeshjeve ndaj Partizanit dhe Flamurtarit, sërish trajneri Starova nuk ka pranuar të prononcohet. “Bobi” e ndien më shumë se kurrë presionin…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"