Laçi “i dënuar” për fitore ndaj Egnatias në Kupë, kurbinasit me 3 mungesa të sigurta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 10:47

Laçi “i dënuar” për fitore ndaj Egnatias në Kupë, kurbinasit me 3 mungesa të sigurta

Laçi luan sot në orën 13:30 një ndeshje jetike ndaj Egnatias, për vetë faktin se bëhet fjalë për takim me eliminim direkt dhe kërkohet fitorja. Barazimi kundër Kastriotit në kampionat është harruar tashmë dhe kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në turin çerekfinal.

Egnatia-Laci

Seancat e ditëve të fundit kanë qenë me fokus kryesor anën taktike. Mirëpo, trajneri Cungu nuk e ka të gjithë grupin në dispozicion. Mbrojtësit Adolf Selmani dhe Albion Marku, si dhe sulmuesi Redon Xhixha nuk do të jenë të gatshëm, pasi janë grumbulluar me ekipin kombëtar U-21.

Në këto kushte, Cungu është i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion. Lajm i mirë është fakti që janë rikthyer mbrojtësi i krahut, Dorian Kërçiku, si dhe mesfushori i qendrës, Juljan Shehu. Pritet që të dy të marrin minuta në ndeshjen e sotme, ku bardhezinjtë duan patjetër kualifikimin. Në turin e parë kurbinasit kaluan Vorën me shifrat 3-0.

';

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"