Laçi i bën mur Partizanit, titulli në duart e Kukësit dhe Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 18:27

Laçi i bën mur Partizanit, titulli në duart e Kukësit dhe Skënderbeut

Partizani u dorëzon titullin Kukësit dhe Skënderbeut dhe tashmë trofeu i Superiores për të kuqtë kthehet në një utopi, ashtu siç ka ndodhur vazhdimisht në vitet e fundit, Partizani ka dështuar pikërisht te sfida që duhej të fitonte medoemos, duke u ndalur përballë një skuadre “të vogël”.

Sukseset e Kukësit dhe Skënderbeut nuk i linin alternativë tjetër veç fitores ekipit kryeqytetas në sfidën e sotme ndaj Laçit, ndërsa ky i fundit luftonte për të mos qëndruar në zonën e ftohtë të klasifikimit dhe për të mos humbur kontaktin me ekipet para tij.

Partizani dominoi ndeshjen, duke luajtur në sulm, por pa pasur qartësinë e duhur për të dërguar topin në rrjetë edhe pse provoi në të gjitha mënyrat të shënonte. Thuajse të gjithë lojtarët e Partizanit u shfaqën të paktën një herë para katërkëndorit të Selmanit, por pa arritur të kalonte atë.

Ndeshja u mbyll në mënyrë dramatike, pasi shtylla në sekondën e fundit i mohoi Bathës golin që do t’i jepte tri pikët Partizanit. Gjithsesi, vërshëllima përfundimtare pa të kuqtë të largohen me vetëm 1 pikë nga “Selman Stërmasi”, duke zbritur tani në vendin e tretë.

dfgdfgdfg

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ SHTYLLË e Bathës dhe më pas dëgjohet vwrshwllima qw mbyll ndeshjen me barazimin pa gola. Partizani sheh t’i largohet titulli.

90’+3’ Sulmon me forcë Partizani pa gjetur hapësirën për të rrezikuar Selmanin.

90′ Mbaron koha e rregullt, 5 minuta shtesë.

87’ Nica hedh në fushë Çelhakën, duke u munduar që nëpërmjet zëvendësimeve të ulë ritmin e lojës.

85’ Sukaj zgjedh të gjuajë lehtësisht nga jashtë zonës në duart e Selmanit, në vend që të pasonte për partnerët e sulmit. Dëshpërohen Ekuban e Bonifejs.

82’ Starova nuk ka çfarë të humbasë më, hedh në fushë edhe Bonifejs, duke luajtur këto minuta të fundit me tre qendërsulmues të deklaruar.

76’ I sapofuturi Abraham shfaqet rrezikshëm në krahun e djathtë të sulmit. Por në vend që të pasojë në qendër për Mensah, gjuan duke gjetur vetëm rrjetën e jashtme të portës së Hoxhës.

74’ Topi qarkullon vazhdimisht pranë zonës së rreptësisë së Laçit. Trashi provon të zgjidhë situatën me një gjuajtje me të majtën, pa shënjestruar dot kuadratin, me sferën që shuhet në fundore.

67’ Ekuban ul topin për Sukajn i cili përplaset me tre mbrojtës njëherësh në hyrje të zonës së rreptësisë. Sfera largohet nga mbrojtja por mbërrin te Ramadani i cili gjuan fort në hyrje të zonës. Sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës në të majtë të portierit Selmani.

60’ Sukaj gabon duke mos devijuar topin në rrjetë vetëm pak hapa larg vijës fatale. Dëshpërohet sulmuesi i Partizanit, por qetësohet disi pasi vijërojtësi sinjalizon se ishte në pozicion jashtë loje.

partizani laci2

49’ Starova ndryshon lojën e ekipit të tij, hedh në fushë edhe një sulmues të dytë të mirëfilltë, Xhevahir Sukajn, në vend të Kalarit.

46′ Rifillon ndeshja.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes pa fitues.

45′ Një minutë shtesë në pejsën e parë.

44’ Harkim perfekt nga e djathta i Torasës në shtyllën e dytë, Bardhi provon akrobacinë, por nuk i del goditja që dëshironte, pak hapa larg portës

malota

42’ Tjetër goditje dënimi drejt zonës së Laçit, as Malota dhe as Atanda nuk arrijnë të prekin topin për ta dërguar në rrjetë.

39’ Serxhio Xhunior humb një mundësi të shkëlqyer për të dërguar topin në rrjetën e Partizanit pasi një devijim me kokë e nxjerr të vetëm para Hoxhës. Ai tenton një gjuajtje të çuditshme, duke mos goditur topin që ndalet në krahët e Hoxhës.

34’ Tjetër goditje nga këndi e harkuar nga Trashi, Atanda me kokë ndjek shembullin e shokëve të skuadrës duke gjuajtur me kokë shumë lart mbi traversë.

28’ Vila bën gjithçka mirë duke dalë para portës në të majtën pas një driblimi mes mbrojtësve, por në vend që të godasë, pason për Torasën. Mesfushori zhytet me kokë para portës së boshatisur, por gabon duke kaluar topin mbi traversë.

25’ Ekuban provon gjuajtjen akrobatike, por nuk ia del mbanë të rrezikojë portën e Laçit.

18’ Shpërdoron edhe Malota para portës kurbinase, pas një harkimi të mirë të Trashit.

15’ Bardhi nis një top mjaft të bukur nga e djathta për Ekuban në zonë, por sulmuesi paraprihet nga mbrojtësit e Laçit që dërgojnë topin në goditje nga këndi. Në zhvillimin e saj, Batha me kokë tenton portën, por nuk ka shënjestrën e duhur për të shqetësuar portierin Selmani.

8’ Pas një harkimi nga krahu i majtë, Torasa shtyn me kokë topin në qendër drejt Ekuban, por goditja e këtij të fundit grushtohet nga Selmani.

partizani 111

5’ Gjuajtja e parë drejt portës i përket Laçit, me anë të Mensah, por goditja e tij është shumë e dobët për të shqetësuar Hoxhën.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi” me shkelmimin e parë të Ekuban nga qendra.

Partizani-Laçi 0-0

Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Malota, Atanda, Kalari (49′ Sukaj), Batha, Trashi (82′ Bonifejs), Vila, Torasa, Bardhi (54′ Ramadani), Ekuban.

Trajner: Sulejman Starova

Laçi: Selmani, Musaj, Lulaj, Qaqi, Sefgjini, Gjoni, Dema (75′ Abraham), Nika (87′ Çelhaka), Zhunior, Jonuzi, Mensah.

Trajner: Stavri Nica

KV: Batha, Ramadani / Sefgjini, Mensah, Gjoni, Nika

Gjyqtar: Remzi Sadiku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"