Laçi i abonuar me barazimet, Cungu “skicon” formacionin për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:36

Laçi i abonuar me barazimet, Cungu “skicon” formacionin për Kukësin

Laçi i trajnerit Armando Cungu është i abonuar me barazimin në këtë fillim kampionati, pasi tri ndeshjet e para i janë nënshtruar shenjës “X”. Sot kurbinasit janë mysafirë të Kukësit, takim i cili do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45. Laçi, ashtu si Kukësi, shpreson që sot të marrë fitoren e parë në kampionat.

Festa e Lacit logo

Të dyja ekipet kanë bërë merkato cilësore, por që grupet nuk kanë arritur të shprehen sipas pritshmërive. Kurbinasit vijnë në këtë takim me disa probleme, ku Deliu dhe Lushkja janë në dyshim për Kukësin. Ardit Deliu vuan akoma dëmtimin dhe me gjasa nuk do të rrezikojë.

Ndërsa Regi Lushkja vjen nga dëmtimi dhe nëse trajneri Cungu nuk e aktivizon nga minuta e parë, pritet që në vend të tij të luaj Rapo. Emiljano Musta luan me statusin e ish-it në këtë takim, ndërsa ish-i tjetër, Erhun Obanor, nuk shikohet si titullar ndaj verilindorëve.

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"