Laçi gati për të bërë historinë në Ligën e Europës, ja futbollistët që do të jenë në dispozicion të Cungut për sfidën ndaj Hapoel Ber Shevës
Laçi është gati për të bërë historinë në Ligën e Europës. Skuadra e Armando Cungut ka mundur të kalojë tri herë turin e parë në këtë kompeticion, ndërsa të enjten në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ka shansin të kalojë me sukses edhe raundin e dytë pas përballjes që do të ketë ndaj Hapoel Ber Shevës.
Janë vetëm 90 minuta, që nëse do të jetë e nevojshme, do të ketë edhe kohë shtesë apo penallti për të përcaktuar ekipin që do të shkojë më tej. Mungesë e sigurt në këtë takim për kurbinasit është mesfushori brazilian, Lukas Ramos, i cili është i pezulluar për këtë takim pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e turit të parë ndaj Keshlës në Azerbajxhan. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin Cungu është rikthimi i mesfushorit Julian Shehu, i cili nuk luajti ndaj Keshlës për shkak dëmtimi. Shehu luan pikërisht në pozicionin e brazilianit Ramos.
KUNDËRSHTARI – Në Izrael situata është alarmante sa i përket infektimit të personave me “COVID-19”, teksa autoritetet po mendojnë sërish mbylljen e futbollit. Izolimi ka nisur, ndërsa Hapoel Ber Shevës i duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u përballur me Laçin. Sipas mediave izraelite, ana psikologjike te Hapoeli nuk është aspak e mirë.
LISTA E LAÇIT
PORTIERË
Alen Sherri
Edmir Sali
MBROJTËS
Aleksandar Ignjatoviç
Albion Marku
Renato Malota
Adolf Selmani
Dorian Kërçiku
Rudolf Turkaj
Endrit Marku
MESFUSHORË
Regi Lushkja
Juljan Shehu
Ardit Deliu
Donald Rapo
Klejdi Rapo
Teldiano Teko
Mentor Mazrekaj
SULMUES
Kirian Nuabueze
Redon Xhixha
Van Dejv Harmon
Fatmir Prengaj
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"