Laçi gati për sfidën ndaj Keshlës, ja cila platformë do e transmetojë ndeshjen e kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2020 | 21:29

Laçi gati për sfidën ndaj Keshlës, ja cila platformë do e transmetojë ndeshjen e kurbinasve

Laçi do të përballet ditën e nesërme në transfertë ndaj azerëve të Keshlës, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës. Ky takim do të transmetohet live në “Supersport”, për të gjithë shikuesit shqiptarë anë e mbanë botës.

lACI

Kujtojmë që 2 sfidat e tjera të ditës së nesërme, ajo mes Teutës dhe Beitarit dhe Kukësi-Slavia Sofia, do të transmetohet nga RTSH Sport. Një mbulim i plotë për sa i përket transmetimit, për ndeshjet e raundit të parë të skuadrave shqiptare në Ligën e Europës,

Rivali nuk është tërësisht i panjohur për kurbinasit, pasi 5 vite më parë janë ndeshur në të njëjtin kompeticion. Por duhet theksuar se asokohe mbanin emrin Inter Baku dhe jo Keshla. Bardhezinjtë ishin të pafat, pasi u eliminuan pas dy barazimeve. Në shtëpi e mbyllën 1 me 1 (golin për Laçin e realizonte Agim Meto), ndërsa në transfertë në shifrat 0 me 0.

Laci Keshla

Për sa i përket sfidës së nesërme në formacion nuk do të ketë eksperimente të mëdha, por tri nga blerjet e reja priten në fushë. Mazrekaj me Kërçikun vështirë që do ta kenë një fanellë titullari. Nuk janë në formën optimale, ndaj 11-shja ka shumë të ngjarë që të jetë ajo me të cilën luajtën ndaj Apolonisë në miqësore. Porta i takon Sherrit, në mbrojtje do rreshtohet katërshja Marku-Ignjatoviç-Malota-Turkaj, në mesfushë Lukas Ramos, Lushkja, Deliu e Teko dhe sulmi i mbetet Xhixhës e Nuabuezes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"