Laçi gati për Bylisin, thirrje tifozëve për të përmbysur ballshiotët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 11:30

Laçi gati për Bylisin, thirrje tifozëve për të përmbysur ballshiotët

Laçi i drejtuar nga trajneri Armando Cungu nuk po kalon një moment të mirë, por nga sot shpresohet që kurbinasit të nisin kthesën, e cila kërkohet në vijë me kualifikimin në Kupë. Laçi është konsideruar shpesh si një klub që e ka specialitet Kupën e Shqipërisë, ndaj këtë gjë kërkon ta tregojë edhe këtë sezon. 

bYLIS-LACI

Por të besuarit e trajnerit Cungu janë përballë një misioni të vështirë, pasi para dy javësh janë mundur 2-0 në ndeshjen e parë në Ballsh. Gjithsesi, laçianët besojnë shumë te kualifikimi dhe me ndihmën e tifozëve presin që të përmbysin në favorin e tyre disavantazhin e ndeshjes së parë. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes, klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje dhe ka vendosur që hyrja në stadium të jetë e lirë.

Ja thirrja e klubit kurbinas për tifozët në prag të duelit me Bylisin: “Ju ftojmë më datë 12.2.2020 të gjithë në stadium të mbështesim ekipin e zemrës, sepse ndeshjen e kemi mjaft të vështirë në disavantazhin e 2 golave. Prania juaj në stadium do të ishte lojtari i 12-të për skuadrën tonë”. Për këtë sfidë Laçi pritet të jetë i plotë. Dyshimi i vetëm mbetet braziliani Teko, që vjen pas një dëmtimi të lehtë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"