Laçi fiton testin me Kamzën, lojtarët e provës nuk bindin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 10:12

Laçi fiton testin me Kamzën, lojtarët e provës nuk bindin

Dy skuadrat e Superiores, Kamza dhe Laçi, kanë zhvilluar pasditen e djeshme një miqësore, për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve që kanë në dispozicion dhe atyre që janë në provë. Në fund të 90 minutave, ishin kurbinasit ata që arritën të triumfonin, por duket se dy trajnerët kanë mbetur të zhgënjyer nga futbollistët e provës, të cilët pritet të largohen.

laci liria

Pjesa e parë – Pas shtatë minutash lojë, kurbinasit e shohin veten në avantazh. Në një aksion të laçianëve, Elmazi prek topin me dorë brenda zonës së tij dhe kryesori i takimit akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk gabon Vatnikaj, që mposht Gjonikajn. Sulmuesi me golin e djeshëm dhe lojën e zhvilluar ka treguar se do të jetë një pikë e fortë e Laçit në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Kamzalinjtë, pas pësimit të golit, hidhen në sulm dhe kundërpërgjigjen në minutën e 27-të, kur Zuna shfrytëzon siç duhet një asist të Frashërit dhe përballë portierit kundërshtar nuk e ka të vështirë që të barazojë shifrat. Zuna do të jetë sërish një minutë më pas shumë pranë shënimit të golit të dytë për ekipin e tij, por është Selmani, i cili me një veprim të bukur arrin të grushtojë dhe ta dërgojë topin në goditje nga këndi.

Por, pavarësisht barazimit, lojtarët e Laçit nuk dorëzohen. Në minutën e 30-të, kapiteni Vucaj ekzekuton një goditje dënimi nga distanca, duke mos i dhënë mundësi portierit kamzali që të reagojë.

Kamza-Laci

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i takimit do të nisë me të njëjtët lojtarë që kanë mbyllur pjesën e parë, ndërsa në minutën e 60-të, trajnerët aktivizojnë pothuajse të gjithë futbollistët që kanë në stol.

Megjithatë, kjo pjesë e ndeshjes nuk do të ketë asnjë rast për të shënuar, pasi loja zhvendoset kryesisht në mesfushë, nuk ka aksione shumë të qarta nga lojtarët e dy skuadrave. Kjo sjell edhe mungesë të rasteve për shënim.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"