Laçi fiton Superkupën e Shqipërisë, kurbinasit mundin Skënderbeun me penallti

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 12, 2015 | 18:50

Laçi fiton Superkupën e Shqipërisë, kurbinasit mundin Skënderbeun me penallti

UntitledSKENDERBEU – LACI 2-2 (7-8 me penallti)
Golat
: Salihi 66′ 74′ / Xhejms 11′ (pen) 51′

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Llapanji, Ademir, Lulaj, Arapi, Abazi, Progni, Shabani, Dema, Berisha, Hristov, Abilaliaj; Trajner: Mirel Josa
Laci: Selmani, Doku, Buljan, Cela, Sefgjinaj, Gocaj, Veliaj, Mustafa, Meto, Mitraj, Xhejms; Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Andi Koçi

Laci ka fituar Superkupën e Shqipërisë. Pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, ndeshja shkoi në shtesë dhe kurbinasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke realizuar 8 herë në portën e Llapanjit, ndërsa për Skënderbeun gaboi i riu, Bruno Lulaj. Një ndeshje e mbushur me spektakël dhe gola, por që në fund i buzëqesh kurbinasve. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me gol të Xhejms i cili realizoi me penallti duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat. Me fillimin e të dytës Laci shenon sërish. Eshte përsëri Xhejms që realizon pas asistit të Mitrajt. Skënderbeu nuk pajtohet me rezultatin dhe hedh në fushë, Salihin, Lilajn dhe Shkëmbin. Futja e këtyre 3 lojtarëve ndryshon edhe fatin e takimit. Eshte pikërisht Hamdi Salihi që realizon dy gola duke barazuar rezultatin dhe duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Pas 30 minutave shtesë, rezultati mbeti 2-2, dhe ndeshjen e vendosën penalltitë. Kurbinasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë duke realizuar 8 herë në portën e Llapanjit dhe duke mos gabuar asnjë goditje. Të besuarit e Cungut i gëzohen kështu suksesit të parë sezonal.

Golat e ndeshjes:
74′ GOL SKENDERBEU, Eshte i pameshirshmi Hamdi Salihi. Sulmuesi shkodran godet bukur me kokë pas krosimit të Abazit duke barazuar rezultatin. 2-2.
66′ GOL SKENDERBEU
Salihi shfrytëzon mjaft mirë krosimin e Berishës dhe i harruar nga mbrojtësat, shënon duke ngushtuar diferencat.
51′ GOL LACI 
Mitraj jep një pasim perfekt për Xhejms duke e nxjerë krejtësisht të lirë sulmuesin përballë Llapanjit. Nigeriani nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. 2-0
11′  GOL LACI Doku depërtopn nga e djthata dhe futet brenda zonës së Skënderbeut, aty pengohet në mënyrë të parregullt nga Dema dhe ka penallti. Goditjen e merr përsipër Xhejms dhe shënon, Laci në avantazh.

MINUTAT

Mbyllet në barazim edhe 15 minutëshi i dytë i shtesës, fituesi do të vendoset nga penalltitë
118′
Llapanji bën mrekullinë duke devijuar një gol të sigurt. portieri korçar pret në mënyrë fantastike gjuajtjen e Mustafës
111′
Ndreca shmang bukur dy mbrojtësa dhe gjuan drejt portës, por pret Llapanji
105′
Luhen 15 minutat e dyta të shtesës
Nuk ka gola te 15 minutëshi i parë i shtesës, Skënderbeu luan përpara duke kërkuar golin e tretë. Laci mbrohet mjaft mirë duke mos lejuar hapësira. Mbyllet 0-0
90+4′
Mbyllet koha e rregullt në barazim 2-2, ndeshja shkon në shtesë.
90′
Sinjalizohen 4 minuta shtesë.
88′
Arapi ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Gocajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
82′
Progni provon nga distanca, por totalisht e gabuar goditja e tij.
76′
Zvëndësimi i tretë te Laci, largohet Xhejms, në fushë Ndreca.
74′ GOOOOL SKENDERBEU, barazohet rezultati.
Eshte i pameshirshmi Salihi. Sulmuesi shkodran godet bukur me kokë pas krosimit të Abazit duke barazuar rezultatin. 2-2.
72′
Zvëndësim te Laci, largohet Meto, në fushë Bardhi.
69′
Meto provon nga distanca, por pa rrezik për Llapanjin.
68′
Cfarë mundësia Salihiii. Progni hedh një top në qendër dhe shkodrani godet, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
66′ GOOOL SKENDERBEU S
alihi shfrytëzon mjaft mirë krosimin e Berishës dhe i harruar nga mbrojtësat, shënon duke ngushtuar diferencat.
60′
Salihi kroson drejt zonës, Hristov godet me kokë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
54′
Zvëndësim te Skënderbeu, largohet Shabani në fushë Sabjen Lilaj.
51′ GOOOOL LACI 
Mitraj jep një pasim perfekt për Xhejms duke e nxjerë krejtësisht të lirë sulmuesin përballë Llapanjit. Nigeriani nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. 2-0
49′
Aksion perfekt i Lacit, krosim nga e djathta dhe Meto ul topin për Veliajn, ky i fudnit godet menjëherë dhe detyron Llapanjin të bëjë superpritje.
47′
Kombinime në zonën e Laçit, Progni godet fuqishëm me të djathtën, por topi përfunon jashtë.
46′
Pjesa e dytë nis me zvëndësim te Skënderbeu, largohet Dema, në fushë Bledi Shkëmbi.

Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu – Laci 0-1.
45+2′ Hristov i vetëm përballë portierit godet keq dhe shpërdoron një mundësi ideale për të barazuar.
42′
Harkim nga Dema drejt zonës, por Lulaj zihet në pozicion jashtë loje.
37′ Mustafa ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Berishës në afërsi të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë
29′ Në fushë Salihi që zë vendin e Abilaliajt.
28′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun, Berisha i gjetur në afërsi të zonës, lë një top për Abazin, ky i fundit gjuan fuqishëm, por devijon në goditje kendi portieri i Lacit.
22′ Abilaliaj ka dhimbje, bëhet gati Hamdi Salihi
19′ Gabim në prapavijën korcare dhe Gocaj për pak sa nuk realizon
16′ Sefgjinaj ndërhyn në mënyrë të pa rregullt ndaj Abilaliajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë
15′ Hristov tenton nga distanca, por pa rresik për portën e Lacit.
13′ Meto ka shansin për të dyfishuar por tregohet i paskatë para portës.
11′ GOOOOL LACI Goditjen e merr përsipër Xhejms dhe shënon, Laci në avantazh.
10′ Dolku depërtopn nga e djthata dhe futet brenda zonës së Skënderbeut, aty pengohet në mënyrë të parregullt nga Dema dhe ka penallti.
08′ Mitrajt i del një top mjaft i mirë dhe niset me shpejtësi drejt zonës, kthen topin në qendër, por bllokon Llapanji.
04′ Bernard Berisha niset me shpejtësi në krahun e majtë, depërton brenda zonës, por bllokohet në momentin e pasimit.
02′ Progni niset me shpejtësi në krahun e djathtë , harkon drejt zonës, por largojnë në goditje kendi mbrojtësit e Laçit.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga laçianët.

 

shkembiShkëmbi para ndeshjes: Nuk e nënvlerësojmë Laçin
“Shoh që tifozët e paskan nënvlerësuar pak këtë ndeshje dhe më vjen keq. Megjithatë besoj se ata e kanë vëmendjen te Championsi. Përsa i përket ndeshjes, ne nuk e kemi nënvlerësuar aspak, pavarësisht se mungojnë disa titullarë. Do të tentojmë ta fitojmë këtë trofe pasi është shumë i rëndësishëm. Jam i lumtur që po kalojmë një moment kaq të mirë dhe uroj të vazhdojmë sa më gjatë”, deklaroi Shkëmbi për ‘Supersport” para ndeshjes.

 

salihiSalihi para ndeshjes: E duam këtë trofe, vështirë të largohem nga Korça
“Shpresoj që ndeshja e sotme të na shkojë mirë. Eshtë një trofe i rëndësishëm dhe synimi ynë është që ta fitojmë. Më vjen mirë që po kaloj një moment kaq pozitiv dhe uroj të mos ndalem por të vazhdoj të shënoj gola për Skënderbeun. Nuk e di si është kampionati shqiptar aktualisht pasi ende nuk kam luajtur kundër një ekipi shqiptar për të parë nivelin, por nëse do të jenë rivalizuese ndaj Skënderbeut, mendoj se do jetë një garë e fortë. Jam mësuar me këtë ekip dhe do jetë e vështirë që unë të largohem nga ky ekip”, deklaroi Salihi për “Supersport” para ndeshjes.

 






www.minuta90.com