Laçi fiton besim pas debutimit të Mezanit, “ndezin” Adeleke dhe Shkurtaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2022 | 15:30

Laçi fiton besim pas debutimit të Mezanit, “ndezin” Adeleke dhe Shkurtaj

Laçi ndërroi trajner në pauzën e kampionatit për shkak të Botërorit, por kurbinasit vijojnë me rezultatet pozitive me qëllim shkëputjen nga fundi i renditjes dhe afrimi me skuadrat e kreut. Në këtë javë të 13-të kurbinasit funksionuan në disa aspekte, pavarësisht pengesave që i ishin shfaqur para ndeshjes.

bandicam 2022-12-11 13-40-50-416

Gentian Mezani, i rikthyer nën drejtimin e bardhezinjve, ka debutuar me një fitore ndaj Bylisit, falë një goli të Adelekes në minutën e 40-të. Edhe në lidhje me sulmuesin kishte një risi, pasi ai në këtë sfidë luajti në krah, që është edhe pozicioni natyral i nigerianit. Ndërkohë, ditën e djeshme për herë të parë në këtë sezon debutoi nga minuta e parë Vasil Shkurtaj. Vlonjati ka vuajtur shumë problemet fizike, por në këtë rikthim të kampionatit ka arritur të rifitojë formën dhe u pa t’i shkonte shumë pranë golit.

Nga ana tjetër, edhe pse i mungonin dy lojtarët kryesorë të krahëve, Mentor Mazrekaj dhe Luka Cucin, skuadra e Mezanit arriti të funksionojë shumë mirë dhe tregoi se në javët në vijim do të jetë kërcënuese edhe për ekipet e kreut. Ndeshja e radhës për kurbinasit është ajo ndaj Erzenit pas dy ditësh në stadiumin e Laçit. Në rast triumfi, skuadra e Mezanit afrohet me vetëm një pikë larg shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"